Aktualitet

Ulen shifrat! MSH: 2 viktima dhe 123 raste nga COVID në Shqipëri, 45 të shtruar

2 Mars 2022, 18:59 Nga DOSJA
Ulen shifrat! MSH: 2 viktima dhe 123 raste nga COVID në Shqipëri, 45

TIRANË– 2 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: një qytetar nga Tirana 75 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88 vjeç. Po ashtu, janë kryer 1,586 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 123 qytetarë. Ndërkohë që aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Situata në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,586 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 123 qytetarë, në këto bashki: 47 në Tiranë, 10 në Lushnje, 9 në Berat, 6 në Sarandë, 5 në Fier, 4 në Durrës, 3 në Mirditë, Delvinë, Gjirokastër, Elbasan, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Shijak, Kurbin, Divjakë, Selenicë, 1 në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Peqin.

Janë 2,050 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 75-vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88-vjeç. Janë shëruar 282 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Mars 2022)
Raste të reja ditore 123
Të shëruar në 24 orë 282
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,586

Testime totale 1,746,906
Raste pozitive 271,825
Raste të shëruara 266,301
Raste Aktive 2,050
Humbje jete 3,474

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 620
Fier 303
Elbasan 230
Vlorë 186
Lezhë 180
Kukës 119
Berat 106
Shkodër 96
Durrës 94
Gjirokastër 59
Korçë 48
Dibër 9

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll