Aktualitet

Nga Shkodra, në Kiev/ Babai shqiptar shpëton të bijën: Vetëm Zoti na ndante!

2 Mars 2022, 19:10 Nga DOSJA
Nga Shkodra, në Kiev/ Babai shqiptar shpëton të bijën:

Historia e një vajze shqiptare të mbetur në mes të konfliktit të armatosur në Ukrainë, ka patur një fund të lumtur. Babai i saj u nis nga Shqipëria dhe e gjeti atë në Ukrainë, për ta kaluar më pas përtej kufirit drejt Moldavisë. Kjo është vajza e mbetur në Kiev dhe e rrezikuar mbase për mos ta parë më kurrë babain e saj.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, dy ditë më parë solli historinë e përpjekjeve të ethshme të babait të saj nga Shkodra për ta nxjerrë vajzën nga ferri i luftës. Me shumë vështirësi dhe mundim ia doli ta ketë vajzën në krahët e tij e ti thotë: Vetëm Zoti mund të na ndante.

Ekskluzivisht për Top Channel nga Ukraina duke udhëtuar drejt kufirit me Moldavinë, babai përmes këtij video mesazhi thotë: Pas 7 ditë luftë në Ukrainë dhe 7 ditë luftë personale për të shpëtuar princeshën time, ja ku e kam tani. Falenderoj miqtë e mi që pavarësisht nacionaliteteve ruse dhe ukrainase u bënë bashkë dhe harruan për një moment luftën dhe ja ku e kam princeshën time. I falenderoj nga zemra, tani po udhëtojmë në drejtim të Moldavisë dhe pastaj në drejtim të Shqipërisë.

Vajza: Hello Albania!

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll