Bota

Adhuronte pikturat e Ramës e mik me Putin, Depardieu: Stop luftës vëllavrasëse Rusi-Ukrainë

2 Mars 2022, 16:53 Nga DOSJA

RUSI – Aktori i famshëm francez dhe i Hollivudit Gerard Depardieu e konsideron luftë në Ukrainë si “vëllavrasëse”. Në një bisedë telefonike për Agjencinë Franceze të Lajme (AFP), 73-vjeçari i konsideron Rusinë dhe Ukrainën si dy vende që janë vëllezër me njëri-tjetrin. Ai kërkoi që dy shtetet të heqin dorë nga luftimet dhe të negociojnë për paqe.

“Rusia dhe Ukraina kanë qenë gjithmonë vende në vëllazëri me njëra-tjetrën. Jam kundër luftës vëllavrasëse. U them ‘hiqni dorë nga armët dhe negocioni”, u shpreh Depardieu.

Ai shkaktoi kritika dhe zemërim në vitin 2013 kur pranoi të pajisej me nënshtetësi ruse duke shprehur mirënjohje dhe admirim për liderin rus Vladimir Putin. Aktori hollivudian mori këtë vendim pasi në Francë u shtuan taksat mbi të pasurit.

“Do them atë që mendoj për Putinin: kombi rus ka nevojë për një lider si ai me një temperament të vërtetë rus. Putini po përpiqet të kthejë pak dinjitet te populli”, deklaronte aktori francez për udhëheqësin rus.

Madje, edhe kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës u rritën muajin e kaluar, Depardieu publikoi një foto me presidentin Putin duke e përqafuar.
Ai kërkoi që kritikët ta linin shefin e Kremlinit të qetë.

“Lëreni të qetë Vladimirin”, shprehej në një televizion francez ylli i filmave “Danton”, “The Last Metro”, “Police”, “Cyrano de Bergerac”, “Green Card”, “Hamlet” dhe “Life of Pi”.

Në 2020, Depardieu u shpreh dhe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për revistën javore politike franceze “Le Point”. Ai tha se i ngjan aktorit tjetër hollivudian John Malkovich dhe se i pëlqejnë shumë pikturat e tij. Bile, kryeministri shqiptar realizoi dhe një foto së bashku me kryeministrin aktual të Kosovës Albin Kurtin në Kryeministri në vitin 2019.

Pjesë nga intervista e Depardieu për “Le Point”

E njihni Macron?
Macron më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu.. Atje te ai takova edhe një lidër të Kosoves, që kishte bërë edhe burg.

Ballkani po, është vend fantastik…
Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari. Edhe pikturat e tij janë të bukura.

Pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…
Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…

Burimi: France 24

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gérard depardieu lufta ukraine-rusi vladimir putin gérard depardieu lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll