Bota

“Këtu është ferr”, qytetari ukrainas në Kharkiv: Rusët po qëllojnë shtëpitë, s’dorëzohemi

2 Mars 2022, 16:05 Nga DOSJA
“Këtu është ferr”, qytetari ukrainas në Kharkiv:

UKRAINË – Qytetet e Kharkivit dhe Mariupolit po vuajnë shumë nga sulmet e pamëshirshme të forcave të armatosura ruse në dy ditët e fundit. Në Kharkiv, ku sot u godit me raketë edhe ndërtesa e këshillit bashkiak, gjendja është vërtet e rëndë. 27-vjeçari ukrainas Oleksiy Demchenko tregon për “The Guardian” se jeta në qytet është një ferr i vërtetë. I riu me profesion programues kompjuterash tha se forcat ruse po qëllojnë mbi çdo objekt civil të qytetit (kopshte, parqe dhe qendra shëndetësore). Ai tregon se ushtria ruse po tenton të shkatërrojë psikologjisht banorët e qytetit, por konfirmon se ata nuk do të dorëzohen.

Të them të vërtetën, është ferr. Po qëllojnë shtëpitë e njerëzve, qendrat shëndetësore, parqet. Mendoj se qëllimi i tyre është të na thyejnë psikologjikisht, sepse duan që ne të evakuohemi. Por, ushtria jonë na mbron, populli nuk dorëzohet”, shprehet për prestigjiozen britanike “The Guardian” Oleksiy Demchenko.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

Burimi: The Guardian

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll