Bota

Lufta në Ukrainë, OBSH:Neutraliteti i kujdesit shëndetësor duhet të respektohet dhe mbrohet

2 Mars 2022, 16:26 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, OBSH:Neutraliteti i kujdesit shëndetësor

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është thellësisht e shqetësuar nga raportet e sulmeve në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ghebreyesus tha në një konferencë për shtyp se OBSH po punon për të verifikuar raportet e sulmeve ndaj objekteve shëndetësore dhe punonjësve shëndetësorë dhe tha se sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Shenjtëria dhe neutraliteti i kujdesit shëndetësor, duke përfshirë punonjësit shëndetësorë, furnizimet e pacientëve, transportin dhe objektet, si dhe e drejta për akses të sigurt në kujdes duhet të respektohen dhe të mbrohen. OBSH konfirmoi një raport javën e kaluar në të cilin një spital u sulmua nga armë të rënda, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 10, duke përfshirë gjashtë punonjës shëndetësorë,” tha shefi i OBSH-së.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi obsh tedros adhanom ghebreyesus lufta ukraine-rusi obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll