Bota

Çifti ruso-ukrainas mban gjallë dashurinë, PUTHJE&PËRQAFIME pas ribashkimit

2 Mars 2022, 15:32 Nga DOSJA
Çifti ruso-ukrainas mban gjallë dashurinë,

ZAHONY– Inxhinieri rus i softuerit Mikhail Liublin dhe e dashura e tij ukrainase udhëtuan me trena dhe autobusë për pesë ditë për të shkuar në Hungari nga Kievi, duke dëgjuar bomba gjatë gjithë rrugës dhe ndonjëherë duke menduar se nuk do t’ia dilnin që të shpëtonin gjallë. Ndërsa qëndronin në radhën e biletave për të hipur në një tren për në Budapest nga vendkalimi kufitar Zahony, çifti i ri u puth i lumtur duke marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Ndryshe nga të gjithë njerëzit e tjerë këtu, unë jam nga Rusia. Kam jetuar në Ukrainë për rreth një vit. Është çmenduri. Dhe Rusia do të paguajë për të, për shumë e shumë vite, dhe Putini duhet të gjykohet,”- tha Liublin, duke dalë kundër presidentit të vendit të tij. 

Ky i fundit, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion special ushtarak” të enjten e kaluar në një përpjekje për të çarmatosur Ukrainën, për të kapur “neo-nazistët”, term me të cilit i referohet kokave të shtetit. Tani lufta mes tyre vazhdon prej thuajse një jave, e ka shënuar mijëra viktima nga të dy kampet. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mikhail liublin zahony lufta ukraine-rusi mikhail liublin zahony

Sondazh

Poll