Bota

Ministria ukrainase e Mbrojtjes: Pushtuesit rusë po humbasin dokumente sekrete

2 Mars 2022, 16:35 Nga DOSJA
Ministria ukrainase e Mbrojtjes: Pushtuesit rusë po humbasin dokumente

UKRAINË- Në panik e sipër pushtuesit rusë po humbasin jo vetëm pajisje dhe njerëz, por edhe dokumente sekrete. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë. Në duar të ushtarëve ukrainas ranë dokumentet e planifikimit të një prej njësive të Marinsave të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse.

Njësia e pushtuesve do të zbarkonte në zonën e vendbanimit Stepanovka-1 dhe më pas do të vepronte me njësitë e tjera ushtarake të Federatës Ruse. Qëllimi përfundimtar i këtyre forcave ishte bllokimi dhe kontrolli i Melitopolit.

“Nëse edhe një herë një nga të burgosurit thotë se ka ardhur për të studiuar dhe ka humbur rrugën – mos e besoni! Ne do t’i themi një gjë pushtuesve rusë: mbajini pajisjet dhe dokumentet tuaja sekrete se do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën,”- shkruan Ministria e Mbrojtjes.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll