Bota

1 javë luftë! Ç’po ndodh sot në Ukrainë, rusët ‘bien’ nga qielli, s’depërtojnë dot nga toka

2 Mars 2022, 16:28 Nga DOSJA

UKRAINË– Sot është dita e shtatë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Mijëra persona janë vrarë nga të dyja palët, ndërkohë që forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në qytetet kryesore. Në jug, sipas BBC, Rusia thotë se ka marrë kontrollin e portit të Khersonit, edhe pse kryebashkiaku i saj thotë se forcat ukrainase janë ende duke rezistuar. Ekziston frika se ka viktima e varre masive në qytetin e Mariupol pranë kufirit me Rusinë.

Në verilindje ka raportime për një sulm me raketë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, në departamentin rajonal të policisë dhe një godinë universiteti. Po ashtu, më herët, parashutistët rusë zbarkuan në qytet dhe filluan të luftojnë për kontrollin e Kharkivit.

Ndërkohë që më shumë se 2,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, të paktën kështu bëjnë me dije autoritetet ukrainase. Bisedimet e paqes do të rifillojnë sot në mbrëmje midis Rusisë dhe Ukrainës. Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i është kërkuar nga lideri i opozitës, Keir Starmer, të shënjestrojë Roman Abramovich – pronarin e klubit të futbollit Chelsea – me sanksione. Abramovich nga ana tjetër ka mohuar të jetë i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll