Aktualitet

“Zelenskyy u kthye në frymëzim”/ Rama nga Lushnja: Votoni më 6 mars!

2 Mars 2022, 15:13 Nga DOSJA
“Zelenskyy u kthye në frymëzim”/ Rama nga Lushnja: Votoni

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama është fokusuar në situatën që po kalon Ukraina gjatë një takimi që ka zhvilluar në Lushnje, 4 ditë para zhvillimi të votimeve më 6 mars për zgjedhjet e pjesshme lokale. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e vuri theksin në rëndësinë e lirisë dhe demokracisë së një vendi, duke treguar edhe historinë e takimit që ka pasur me presidentin ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ai është një personazh i veçantë, pasi në kushtet e një sfide të madhe siç është lufta, ai u kthye në frymëzim për të gjithë botën duke mbrojtur të drejtat që i marrim për të mirëqëna.

Po të shohësh të tjerët në Europën e zhvilluar, prej shumë vitesh e kishin marrë të mirëqenë gjithçka kishin. Dhe mendonin se ato që kanë ndodhur më parë, nuk do përsëriteshin. Por ja që u përsërit. Ja pra që atdheu qenka diçka që duhet ta kesh gjithmonë parasysh që të takon të luftosh për të. Ne në këtë situatë nuk duhet të presim që të na ndodhë e njëjta gjë për të qenë më të dobishëm për vendin tonë. Për të qenë më të vetëdijshëm për atë që kemi. Ajo që kemi nuk është pak. Ajo që të tjerë përpara nesh kanë luftuar dhe nuk kanë jetuar aq gjatë sa ta përjetojnë, e drejta për të votuar. E kam takuar. Është personazh i veçantë por në kushtet e një sfide kaq të madhe kur jeta i rrezikohet, ai u kthye në një personazh frymëzues për të gjithë botës. Ai vuri mbi të gjitha atë që flasim përditë; lirinë për të zgjedhur dhe detyrimin për t’ju përgjigjur zgjedhësve. Në këtë sens, kjo e jona është një betejë e përditshme e pakrahasueshme për luftën me ekzistencë. Luftën për ekzistencë të atdheut të tyre,”-tha Rama ndër të tjera.

Pasi mbaroi me leksionet lidhur me demokracinë, Rama nisi kapjen me rivalët e kandidates për kryebashkiake të Lushnjes në radhët e Partisë Socialiste, Eriselda Sefën. Edhe njëherë Rama bëri batutat dhe krahasimet e zakonshme duke përmendur “bravën” dhe “bishtin e varesë”. Terma me të cilët nënkupton kandidatin e Lulzim Bashës dhe të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

“Ne datën 6 kemi një palë zgjedhje ku ka disa kandidatë. Nuk i njoh fare, asnjërin. Por fakti që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë bravën dhe bishtin e Varesë, i skualifikon në sytë e mi dhe mendoj se duhet t’i skualifikoje në sytë e çdo qytetari përkundër Eriseldës që nuk është e rënë nga qielli, por është një vajzë e ardhur nga kjo tokë. Doni t’i vënë drynin Lushnjes, apo të marrin varrenë dhe të nisin që t’i bien. Si doni?,”– tha Rama.

Edhe pse nuk komentoi gjatë kandidatët, Rama mori gjithë kohën që i duhej për të ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke u shprehur se po tërheqin prej hunde dy Parti Demokratike për interesa personale.

“Ndarjen në qeveri dhe opozitë e bën një ditë, një ndeshje që është ndeshja e ditës së zgjedhjeve. Nuk mund të jetojmë të ndarë çdo ditë. Lufta është gjetkë por pë të dëgjosh mënyrën si flitet, shahet, shpifet këtu, duket sikur lufta është këtu. Politika e bën këtë? E bëjnë njerëz të caktuar që tanimë i sheh i madh dhe i vogël që janë aty vetëm për interesin personal. Janë të gatshëm të përmbysin çdo gjë. Të tërheqin për hunde dy palë PD për interesin e tyre personal. Njëri se do me doemos të kthehet, dhe një që nuk do të ikë. Ndërkohë komunitetet kaë tjetër hall. Ndaj do t’ju lutesha që deri në datën 6 mars të bëni një përpjekje të përditshme të merrni një shok ose shoqe që të shkoni në votim,“- e mbylli Rama fjalën e tij.

Më 6 mars, edhe në Lushnje do të zhvillohen zgjedhje pas prangosjes së kryebashkiakut Fatos Tushe. Vendin e tij e zyri përkohësisht Sefa, e cila tani garon për të drejtuar me kompetenca të plota për pjesën e mbetur të mandatit. Ndërsa përballë nga PD-ja, ka Indrit Sefën, ndërsa nga koalicioni “Shtëpia e lirisë”, Elton Banon. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ne lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama edi rama ne lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll