Politike

Përqafime të ngrohta me Engel, Hajdari ‘xhelozon’ Metën pas valles në Tropojë (Foto)

5 Korrik 2019, 20:50 Nga DOSJA
Përqafime të ngrohta me Engel, Hajdari ‘xhelozon’

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka përqafuar kongresmenin që vizitoi Sqipërinë, Eliot L. Engel. Ajo ka publikuar disa foto krahas kongresmenit, të cilin shkruan se e ka falenderuar për nderimet që i bëri bustit të të atit, Azem Hajdari.

Në foto nuk mungon as vëllai i Rudinës, Kiri Hajdari.

Një falenderim të veçantë për Kongresmenin Eliot L. Engel që nderoi sot figurën e Azem Hajdarit dhe kontributin e tij sublim për një Shqipëri Demokratike dhe Evropiane.  Kongresmeni Engel është një mik i çmuar për kombin tonë dhe për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen.

Ashtu sikurse Engel u shpreh: ‘miqësia mes popullit amerikan dhe atij shqiptar do të jetë e përjetshme. SHBA, Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë bashkë si aleatë përkrahë lirisë e demokracisë,”- shkruan Hajdari krahas fotove.

Deputetja ka arritur ta takojë Engel, pasi ky i fundit përfundoi vizitën në Tropojë ku ishte me Presidentin Ilir Meta. Të dy së bashku u fotografuan duke hedhur valle tropojane.

Nga ana tjetër, paraditen e sotme, Hajdari shkruante në një status në Facebook, se nuk ja bëri dot nderimet të atit, ‘pasi kështu urdhëroi partia’.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elio l engel ilir meta rudina hajdari elio l engel ilir meta rudina hajdari

Sondazh

Poll