Aktualitet

“Do mbjellim 15 mijë pemë”, premtimi i kandidates së PS në Durrës: Do gjelbërojmë qytetin

2 Mars 2022, 10:13 Nga DOSJA
“Do mbjellim 15 mijë pemë”, premtimi i kandidates së

DURRES- Një premtim elektoral është bërë nga kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emirjana Sako, e cila zotohet se Durrësi në drejtimin e saj do të ketë 15 mijë pemë më shumë. E ftuar në emisionin “Koha për tu Zgjuar” në ‘News24’ foli për angazhimet dhe projektet për këtë qytet.

“Angazhimi me qytetarët është vijojë programi i rindërtimit, programi arsimor, ndërtimi i shkollave të tjera që kanë mbetur pa ndërtuar. Po ashtu në Bashkinë e Durrësit kemi disa programe që pritet të realizohen brenda vitit. Kryetari i bashkisë është në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë kohës. Kemi parashikuar të realizojmë një masterplan të ndriçimit, në zonën e plazhit dhe Shkozet. Kemi nisur një program për gjelbërimin e qytetit, kemi marrë angazhim të mbjellim 15 mijë pemë , ku janë mbjellë këtë 5 mijë pemë. Bashkia e Durrësit nuk ka shumë lidhje me procesin e inceneratorëve. Ne kemi një kontratë me landfillin e Sharrën për të depozituar mbetjet. Kemi marrë mbështetje 90% financiare nga qeveria që do të vijojë në kohë sa kontrata të jetë efektive. Po ashtu sot Porto Romano e shohim të ndryshuar, kemi një park gjigant me fusha sporti me pemë të mbjella që parashikojmë ta hapim më 1 qershor. Kujtojmë se në atë territor banorët e kishin të pamundur të jetonin.. Projekti i Portit të Mallrave dhe tregtar do të japë një zhvillim të ri ekonomik. Që pas përgjigjes që iu dha problemet të strehimit me banorët, Durrësi ka hapur një kapitull të ri.”-tha Sako.

Premtimi vjen 3 ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale të cilat do të zhvillohen më 6 mars në 6 bashki në vend. Në Durrës, Sako garon përballë Luan Hotit të Partisë Demokratike dhe Ardian Mukës nga “Shtëpia e Lirisë”, koalicion i LSI me ish-kryeministrin Sali Berisha.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike emirjana sako zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars emirjana sako zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll