E akuzuar për korrupsion! SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për zv.ministren Rovena Voda
2 Mars 2022, 10:07Nga DOSJA
TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të punësuar Floridn Beun, si dhe përmend rryshfetet që ka marrë.
‘Rovena Voda ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të punësuar Florida Beun. Voda mori 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun’– thotë SPAK.
Po ashtu SPAK kërkon nga 15 muaj burg për Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.
Voda akuzohet për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Megjithatë mbetet e paqartë sesi ka funksionuar skema dhe tek cilët persona ka ndërhyrë Vodo për t’i siguruar vendin e punës, një prej të akuzuarve, por pavarësisht ndërhyrjes dhe pagesës së bërë, emërimi në detyrë nuk është bërë.
Ish-zv.ministrja u hetua nga SPAK për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë një grua në Ministrinë e Brendshme. Së bashku me Vodën më 13 korrik të këtij viti u arrestuan edhe dy persona të tjerë, pasi ato kanë i kanë ofruar kësaj të fundit përfitimet për pozicionin e punës.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DURRES- Një premtim elektoral është bërë nga kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emirjana Sako, e cila zotohet se Durrësi në drejtimin e saj do të ketë 1...
TIRANË– Mirela Bogdani do të jetë kryetarja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme është miratuar zëvendsimi i...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al pasqyron ngjarjet më të fundit që po ndodhin në Ukrainë. Po ashtu...
TIRANË– Efektivi i policisë Arbër Sula, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën Jurgen Dukës ka dëshmuar se nuk kishte për që...
TIRANË – Reforma fiskale që qeveria synon të ndërmarrë në periudhën afatmesme 2022-2026 synon të heqë të gjithë stimujt e dhëna nga përjashtimet fisk...