Bota

Festivali i Filmit në Kanë mbështet Ukrainën, ndalon pjesëmarrjen e përfaqësuesve rusë

2 Mars 2022, 11:23 Nga DOSJA
Festivali i Filmit në Kanë mbështet Ukrainën, ndalon

FRANCË- Festivali i filmit në Kanë ka dhënë lajmin që festivali nuk do të pranojë përfaqësues rusë në edicionin e tij të 75-të që mbahet në maj të këtij viti. Sipas Expatica, organizatorët e Festivalit të Kanës shprehen se dëshirojnë të mbështesin Ukrainën duke bojkotuar kulturën ruse.

“Festivali i Kanës dëshiron të shprehë gjithë mbështetjen e tij për popullin ukrainas. Ne po ua shtojmë zërin atyre që e kundërshtojnë këtë situatë të papranueshme dhe denoncojnë qëndrimin e Rusisë dhe liderëve të saj. Është vendosur që të mos mirëpresim delegacionet zyrtare nga Rusia ose të pranojmë praninë më të vogël të lidhur me qeverinë ruse. Organizatorët thanë se përshëndesin guximin e të gjithë rusëve që rrezikojnë të protestojnë kundër pushtimit, dhe artistëve rusë dhe profesionistëve të filmit që janë ngritur kundër qeverisë aktuale”, tha ekipi në një deklaratë.

Festivali i Filmit në Kanë u themelua në vitin 1939, kryesisht për të konkurruar me Festivalin e Filmit të Venecias në Italinë e kontrolluar nga fashistët. Festivali do të mbahet nga 17 deri më 28 maj të këtij viti.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota festivali i filmit ne kane lufta ukraine-rusi festivali i filmit ne kane lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll