Bota

Rusia pranon ‘goditjet’ në ekonomi, Peskov: Janë serioze por do qëndrojmë në këmbë

2 Mars 2022, 11:58 Nga DOSJA
Rusia pranon ‘goditjet’ në ekonomi, Peskov: Janë serioze

RUSI– Ekonomia ruse po ndikohet si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi. Këtë e pranoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet në lidhje me komentet e presidentit amerikan Joe Biden në fjalimin e tij për gjendjen e bashkimit, raporton CNN.

“Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze,” tha Peskov në një telefonatë me gazetarët e huaj të mërkurën. “Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, puna është duke u zhvilluar. Ekonomia do të qëndrojë në këmbë”, përfundoi ai.

Në fjalimin e tij të martën, presidenti Biden tha se ekonomia ruse kishte mbetur e “rrëmbyer” nga të gjitha sanksionet. Duke folur me liderët politikë në Uashington, Biden e filloi fjalimin duke nënvizuar unitetin kundër Rusisë brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis aleatëve të saj.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov lufta ukraine-rusi dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2022, 10:05

Zelenskyy: Rusia do të na shfarosë si popull

UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se qëllimi i Rusisë është që t’i shfaqrosë ata si popull. Duke iu referuar sulmit të Ru...