Bota

Raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, Kievi: Takimi do zhvillohet sonte

2 Mars 2022, 11:43 Nga DOSJA
Raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, Kievi: Takimi do zhvillohet

UKRAINË – Raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet sonte në afërsi të kufirit bjelloruso-polak. Pala ukrainase raportoi se është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kremlinin. Këshilltari i presidentit ukrainas Volodimir Zelenskyy konfirmoi lajmin e takimit mes delegacioneve ruse dhe ukrainase. Sipas informacioneve, takimi do të zhvillohet në të njëjtin vend ku u zhvillua mbledhja e fundit ditën e hënë në rajonin bjellorus të Gomelit.

Më herët, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Ukraina është e gatshme të vazhdojë negociatat, por pa pranuar ultimatume nga Rusia.

“Ne jemi gati të negociojmë tani, por nuk jemi aspak të gatshëm të pranojmë çdo ultimatum rus. Nuk dihet se kur do të zhvillohen bisedimet e reja”, tha Kuleba.

Ukraina do të përfaqësohet nga David Arahamiya, fraksioni ‘Shërbëtor i Popullit’; Oleksiy Reznikov, Ministër i Mbrojtjes i Ukrainës; Mykhailo Podoliak, Këshilltar i Shefit të Zyrës Presidenciale; Andriy Kostin, Zëvendës Shefi i Parë i Delegacionit të Ukrainës në Grupin Trepalësh të Kontaktit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

Burimi: ZAXID

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedim bisedim

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2022, 10:05

Zelenskyy: Rusia do të na shfarosë si popull

UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se qëllimi i Rusisë është që t’i shfaqrosë ata si popull. Duke iu referuar sulmit të Ru...