Bota

“Do jetë betejë e përgjakshme”, eksperti ushtarak parashikon përplasje të ashpër në Kiev

2 Mars 2022, 12:01 Nga DOSJA
“Do jetë betejë e përgjakshme”, eksperti ushtarak

UKRAINË – Eksperti ushtarak Jack Watling beson se në kryeqytetin e Ukrainës Kiev do të zhvillohet betejë e përgjakshme mes forcave ruse dhe ukrainase. Ai tha se rusët duan të dobësojnë fillimisht forcat mbrojtëse të Kievit përpara se të sulmojnë me një fuqi më të madhe.

“Nëse rusët organizojnë një sulm madhor në Kiev dhe nuk arrijnë të thyejnë rezistencën, do të jetë një betejë e përgjakshme dhe trupat e tyre mund të mposhten”, tha paraprakisht specialisti i luftës tokësore dhe Shkencave Ushtarake në Institutin Mbretëror të Bashkuar të Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, ai nënvizoi se ka prova se morali i ushtarëve rusë në Ukrainë ka rënë duke shtuar se njësi ushtarake që kanë humbur orientimin. Sipas Watling, forcat ruse janë kapur në befasi nga ushtria ukrainase.

“Kemi dëgjuar raportime se po shkatërrojnë pajisjet e tyre sepse nuk duan të shkojnë në luftë“, shtoi më tej ëatling.

Por, pavarësisht zgjatjes së konfliktit, specialisti ushtarak britanik beson se rusët do të rikuperohen moralisht pasi do të marrin përforcime, teksa në anën tjetër ukrainasve do t’u mbarojnë municionet.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2022, 10:05

Zelenskyy: Rusia do të na shfarosë si popull

UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se qëllimi i Rusisë është që t’i shfaqrosë ata si popull. Duke iu referuar sulmit të Ru...