Bota

Lufta/ Boris Johnson: Sulm i neveritshëm ndaj Ukrainës

2 Mars 2022, 12:09 Nga DOSJA
Lufta/ Boris Johnson: Sulm i neveritshëm ndaj Ukrainës

BRITANI– Kryeministri britanik Boris Johnson ka dënuar “sulmet e neveritshme” ndaj Ukrainës. Kjo deklaratë u bë gjatë bisedës telefonike që Johnson bëri me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e sotme. Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar po bënte gjithçka që ishte e mundur për të mbështetur popullin ukrainas dhe rezistencën e tij, raporton CNN.

Të dy liderët ranë dakord për nevojën që sanksionet të shkojnë më tej për të ushtruar presion maksimal mbi presidentin Putin në ditët në vijim.

Zelensky falënderoi Johnson për mbështetjen dhe ndihmën mbrojtëse të Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se “kishte qenë jetike në frenimin e forcave ruse”, thuhej në deklaratë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnosn lufta ukraine-rusi boris johnosn lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll