Bota

“SHBA ka vendosur armë bërthamore në Europë”, Çeku: Aktivizohen nga një vend

2 Mars 2022, 11:09 Nga DOSJA
“SHBA ka vendosur armë bërthamore në Europë”,

PRISHTINË – Ish-kryeministri i Kosovës AgimÇeku tha se SHBA ka vendosur armë bërthamorë në disa shtete të Europës. Në intervistë për televizionin “T7”, ish-ministri u shpreh se vendosja e armatimeve bërthamore amerikane në kontinentin europian e shqetëson shumë presidentin rus, Vladimir Putin. Ai theksoi se armatimet në fjalë janë raketa balistike interkontinentale, bombardues luftarake, nëndetëse bërtharmore që aktivizohen në një vend të quajtur “dora e vdekur”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të vendosur armë bërthamore në Europë dhe kjo më së shumti i dhemb Putinit. Armët bërthamore janë të vendosura në disa vende. Janë raketa balistike interkontinentale, janë bombarduesit luftarakë, nëndetëset bërthamore, anijet bërthamore por që është me rëndësi, të gjitha aktivizohen nga një vend dhe quhet ‘dora e vdekur’”, u shpreh ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më tej, ai shton se nëse do të zhvillohe luftë bërthamore Perëndim-Rusi nuk do të kishte fitues, megjithëse beson se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Ish-kryeministri gjykon se presidentin rus Putin do ta largojnë vetë bashkëpunëtorët e tij. Ai beson se nuk do të zhvillohet bë

“Nuk besoj se mundet me shku deri aty. Në luftë bërthamore s’do të ketë fitues. Një prej mundësive të largimit të Putinit është se njerëzit e afërt të tij do ta largojnë”, tha Çeku.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni agim çeku armë bërthamore agim çeku armë bërthamore

Sondazh

Poll