Bota

Lufta në Ukrainë! Telefoni “sekret” që Amerika i dha Zelenskyyt para pushtimit

2 Mars 2022, 11:28 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë! Telefoni “sekret” që Amerika i dha

UKRAINË– Para shpërthimit të luftës në Ukrainë, SHBA i dha presidentit ukrainas, Volodymyr Zeklenskyy, një telefon satelitor të sigurt, shkruan CNN.

“Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një telefoni të sigurt satelitor që qeveria amerikane i dha qeverisë ukrainase, muajin e kaluar përpara se të fillonte pushtimi rus”, tha një zyrtar amerikan.

“Telefoni i sigurt i lejon Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me Shtetet e Bashkuara,” shtoi zyrtari i paidentifikuar amerikan.

Zelensky ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vendin e tij dhe aktualisht po zhvendoset në disa lokacione në Kiev që mbrohen nga një prani e konsiderueshme e sigurisë. Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar një telefon satelitor të ngjashëm edhe ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, sipas zyrtarit amerikan.

Sipas CNN, u deshën disa ditë që ukrainasit të vënë në funksion telefonat satelitorë pasi udhëzimet për përdorimin e tyre ishin në anglisht dhe jo në gjuhën ukrainase.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zeklenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zeklenskyy

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2022, 10:05

Zelenskyy: Rusia do të na shfarosë si popull

UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se qëllimi i Rusisë është që t’i shfaqrosë ata si popull. Duke iu referuar sulmit të Ru...

Bota 2 Mars 2022, 11:05

Kina refuzon prerazi sanksionet kundër Rusisë

KINE-  Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë, ka njoftuar rregullatori i bank...