Bota

HARTA: Nga Kiev, Kharkiv dhe Jugu i Ukrainës, avancimi i forcave ruse

2 Mars 2022, 08:55 Nga DOSJA

UKRAINË– Analistët ushtarakë në Institutin për Studimin e Luftës me qendër në SHBA kanë dalë në vlerësime të situatës së fundit të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Situata në tre qytetet sipas BBC

Kiev: Kryeqyteti i Ukrainës mbetet operacioni kryesor luftarak i Moskës. Rusia po krijon kushte për të rrethuar kryeqytetin me përparime nga perëndimi dhe lindja e qytetit. Analistët besojnë se autokolona 64 km e gjatë ende në veri të qytetit është atje për të mbështetur një sulm nga perëndimi.

Kharkiv: Bombardimet ajrore vazhdojnë. Analistët besojnë se Rusia fillimisht është duke nisur një sulm ajror përpara se të fillojë me një sulm të rinovuar tokësor të mërkurën ose të enjten.

Në jug: Forcat ruse po synojnë të mbështesin kapjen e Khersonit, gjë që mund të hapë rrugën për lëvizje të reja në Odesa dhe Mykolaiv – gjë që do të shkatërronte hyrjen në portin e Ukrainës. Ata gjithashtu po rreshtojnë trupat për të rrethuar Mariupolin në lindje – gjë që do të krijonte një “urë tokësore” për forcat ruse që të udhëtojnë lirshëm midis kontinentit rus dhe Krimesë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll