Aktualitet

Humbën 1 mln lekë, nëna denoncon, zbulon se hajdutja ishte e bija. Një djalë e shantazhonte

1 Mars 2022, 20:23 Nga DOSJA
Humbën 1 mln lekë, nëna denoncon, zbulon se hajdutja ishte e

Një 21 vjeçar i arrestuar nga policia pritet të dalë përpara gjykatës për akuzën e abuzimit të një të miture që e njohu në platformën Snapchat. Bazuar në humbjen në banesë të gati 1 milionë lekëve , e ëma e vajzës kërkoi nga prokurorët gjetjen e autorëve. Gruaja me inicialet M.S përmendi se herë pas herë ajo konstatonte humbjen e parave ku dhe zbuloi se hajduti ishte e bija.

Por e mitura është pyetur për shkaqet ajo u tha psikologëve se shantazhohej nga ish i dashuri. “E njoha në snapchat dhe u lidha nga frika,” – thotë fëmija në dosje, ‘dhe për shkak se ai më beri foto me urdhëronte që të izolohesha nga të gjithë në të kundërt do t’i publikonte. Sipas dëshmisë së administruar e mitura u nda mbas abuzimit por kërcënimet kanë vazhduar me kërkesa të tjera.

Bëhet me dije se i dyshuari vazhdoi ta kërcenojë se do t’i publikonte fotografitë në rast se ajo nuk i jepte para. Por psikologja Doklea Hadërgjonaj që punon me fëmijët e abuzuar dhe që kanë rënë viktima përmes rrjeteve sociale u kërkon prindërve të komunikojnë me fëmijët . Jo vetëm kaq por ata duhet të kontrollojnë edhe videolojrat mbasi në mjaft raste fëmijët komunikojnë me të panjohurit duke ju treguar adresën e shkollës.

Doklea Hadërgjonaj, psikologe: Të kontaktojnë me kompanitë me të cilat kanë lidhur internetin dhe të kërkojnë bllokimin e faqeve me adultë. Të dhënat e prokurorisë konfirmojnë se hetimet për abuzimet e fëmijëve në rrjet janë rritur në masen 30 përqind.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet snapchat tirane snapchat tirane

Sondazh

Poll