Aktualitet

Vrasja e Jurgen Dukës për radhën në market, vetëdorëzohet polici, me vete kishte dhe armën

1 Mars 2022, 19:22 Nga DOSJA
Vrasja e Jurgen Dukës për radhën në market,

TIRANË– Efektivi i policisë Arbër Sula, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën Jurgen Dukës është vetëdorëzuar në Komisariatin nr.2 të Policisë së Shtetit. Siç bëhet me dije nga njoftimi i Policisë së Shtetit, pas negociatave me familjarët, Sula është vetëdorëzuar, ndërsa mbi të rëndon akuza për vrasje. Në momentin e prangosjes në Komisariat, ai ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak. Si arma, ashtu edhe fishekët i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Si ndodhi vrasja e Dukës?

Jurgen Duka, 29 vjeç, banues në Kamzë dhe me precedentë penalë mbeti i vrarë me armë zjarri nga efektivi i policisë Arbër Sula, banues në Sauk dhe agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, vetëm 20 minuta pas mesnatës së 14 dhjetorit. Ngjarja e rëndë ndodhi në një market pranë ‘Vasil Shantos’. Duka ishte në market me një grup shokësh për të blerë disa pije alkoolike, por paralelisht me ta, ishte edhe efektivi i policisë së Dibrës, Arbër Sula së bashku me miqtë e tij. Sherri ka nisur në momentin kur pesë të rinjtë kanë mbërritur në kasë dhe do të bënin pagesën. Viktima ka nisur të konfliktohet me Sulën, për faktin se kush do të paguante i pari. Mes tyre ndërhyn dhe shoku i 29-vjeçarit, por situata përshkallëzohet. Pesë të rinjtë nisin të përplasen fizikisht dhe pavarësisht ndërhyrjes së shitësit shkrepet arma dhe plumbi përfundon në zemrën e Dukës. Duka u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ia doli dot që tu mbijetonte plagëve të marra.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arber sula jurgen duka vritet jurgen duka arber sula jurgen duka vritet jurgen duka

Sondazh

Poll