Bota

Zelenskyy telefonatë me Biden: U diskutua për sanksionet anti-ruse

1 Mars 2022, 18:15 Nga DOSJA
Zelenskyy telefonatë me Biden: U diskutua për sanksionet anti-ruse

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka diskutuar për më shumë se gjysmë ore me homologun ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Sipas “ëashinton Post“, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti kishte ofruar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus. Presidenti Biden nënvizoi ndihmën e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat e vazhdueshme të ndihmës për sigurinë, mbështetjen ekonomike dhe ndihmën humanitare. Udhëheqësit diskutuan se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët, po punojnë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve që tashmë kanë një ndikim në ekonominë ruse.

“Udhëheqësit diskutuan përshkallëzimin e sulmeve të Rusisë në vendet e përdorura nga civilët në Ukrainë, duke përfshirë bombardimin e sotëm pranë memorialit të Holokaustit Babyn Yar,”-shkruhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare të “Shtëpisë së Bardhë”. Ndërsa Zelenskyy postoi lidhur me telefonatën në rrjetet e tij sociale.

“Sapo pata një bisedë me presidentin amerikan Joe Biden. U diskutua për udhëheqjen amerikane për sanksionet anti-ruse dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën. Ne duhet të ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mbeshtetjen tuaj!,“-shkruan ai në një postim në Tëitter.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy joe biden lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll