Bota

Rusia po stërvitet me nëndetëse bërthamore në Detin Barents

1 Mars 2022, 18:58 Nga DOSJA
Rusia po stërvitet me nëndetëse bërthamore në Detin

RUSI– Mediat e huaja raportojnë se nëndetëset bërthamore ruse lundruan për stërvitje në Detin Barents. Stërvitja vjen pas urdhërit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili kërkoi që  forcat bërthamore të vendit të tij të viheshin në gatishmëri të lartë për tensionet me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës. AP raporton se Flota Veriore e Rusisë tha në një deklaratë se disa nga nëndetëset e saj bërthamore ishin të përfshira në stërvitje për të “trajnuar manovra në kushte stuhie“.

Flota sqaron se disa anije luftarake që tashmë ndodhen në Gadishullin Kola do t’i bashkohen manovrave. “Në rajonin Irkutsk të Siberisë lindore, njësitë e Forcave Raketore Strategjike shpërndanë lëshuesit e raketave balistike ndërkontinentale Yars në pyje për të praktikuar vendosjen e fshehtë“, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ushtria nuk sqaroi nëse stërvitjet ishin të lidhura me urdhrin e Putinit të dielën për të vendosur forcat bërthamore të vendit në gatishmëri të lartë në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë, si dhe ishte gjithashtu e paqartë nëse stërvitjet përfaqësonin një ndryshim në aktivitetet normale të trajnimit bërthamor të vendit ose qëndrimin.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota deti barents flota berthamore e rusise lufta ukraine-rusi deti barents flota berthamore e rusise lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll