Bota

Raporti i OKB: 680 mijë ukrainas janë larguar nga atdheu në 6 ditë luftë

1 Mars 2022, 18:51 Nga DOSJA
Raporti i OKB: 680 mijë ukrainas janë larguar nga atdheu në 6

UKRAINE– Rreth 680,000 njerëz janë larguar nga Ukraina që nga nisja e pushtimit ushtarak rus më 24 shkurt, tha shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, ndërsa numri vazhdon të rritet me shpejtësi.

UNHCR parashikoi se më shumë se 4 milionë refugjatë ukrainas mund të kenë nevojë për mbrojtje dhe ndihmë në vendet fqinje në kufi me Ukrainën. Në një postim në rrjetet sociale, Grandi shkruan se “Ne po shohim se çfarë mund të bëjmë, kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë këtë shekull.”

The number of people who have fled Ukraine to neighbouring countries has reached 677,000.

The @UN humanitarian agencies and their NGO partners have launched an appeal to donors for $ 1.7 billion to support affected people inside Ukraine, and refugees from Ukraine in the region.

— Filippo Grandi (@FilippoGrandi) March 1, 2022


Më shumë se gjysma e atyre që janë larguar nga Ukraina kanë kaluar në Poloni, ndërsa UNHCR-ja tha të martën se 377,400 njerëz kishin kaluar kufirin. Shumica e refugjatëve të luftës janë gra dhe fëmijë nga të gjitha pjesët e Ukrainës.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota filippo grandi lufta ukraine-rusi refugjatet e luftes filippo grandi lufta ukraine-rusi refugjatet e luftes

Sondazh

Poll