Bota

Zëdhënësi i Erdogan: S’i vendosim sanksione Rusisë në mënyrë që të ketë ‘kanal’ për dialog

1 Mars 2022, 18:44 Nga DOSJA
Zëdhënësi i Erdogan: S’i vendosim sanksione Rusisë

TURQI– Zëdhënësi i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, İbrahim Kalın iu përgjigj pyetjeve të  CNN Turk në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, zhvillimet e fundit në rajon dhe të gjitha pyetjet të tjera me interes. Duke thënë se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës nuk shkuan aq mirë sa duhej, Kalın tha se Rusia kishte kushte dhe kërkesa jo realiste, ndërsa shtoi se Turqia nuk do t’u bashkohet sanksioneve për të lënë një mundësi të hapur për të negociuar me presidentin Vladimir Putin.

Rusia ka kërkesa jorealiste. Ashtu si njohja e Krimesë, çarmatimi i Ukrainës. Nga këndvështrimi ynë, këto nuk janë kërkesa të pranueshme. Fokusi ynë është fundi të kësaj lufte.  Negociatat nuk do të prodhojnë rezultate nëse përdoren për të fituar kohë. Kuptimi i negociatave zhduket. Ata ndoshta nuk do të mund të takohen nesër. Ka gjëra teknike. Ata folën me njëri-tjetrin. Ndoshta mund të shtyhet për një ose dy ditë. Jemi në kontakt me ekipet negociatore. Ne s’i vendosim sanksione Rusisë në mënyrë që të ketë ‘kanal’ për dialog,”-tha ai.  

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ibrahim kalin lufta ukraine-rusi ibrahim kalin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll