Bota

Lufta në Ukrainë- Kina e gatshme të ndërmjetësojë armëpushimin, negociata direkte me Rusinë

1 Mars 2022, 18:57 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë- Kina e gatshme të ndërmjetësojë

PEKIN- Qeveria kineze thotë se është e gatshme të ndërhyjë për të arritur një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë. Të martën, pati një bisedë telefonike mes ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologut të tij ukrainas Dmitry Kuleba, të cilët diskutuan ngjarjet dramatike që po ndodhin në Ukrainë. Gjatë bisedës mes dy diplomatëve, ministri i Jashtëm kinez përcolli synimin e Pekinit për të luajtur një “rol” ndërmjetësi në Rusi, me qëllim arritjen e armëpushimit dhe kthimin e dy palëve në tryezën diplomatike. Qeveria kineze ka thënë se është “jashtëzakonisht e shqetësuar për viktimat dhe humbjen e civilëve”. Ministri i Jashtëm kinez i theksoi homologut të tij ukrainas se Pekini është i gatshëm të ndihmojë në negociatat e armëpushimit, duke forcuar lidhjet me Ukrainën.

Sipas një deklarate zyrtare nga qeveria kineze, Pekini thekson se respekton integritetin territorial të të gjitha vendeve. Komunikata, megjithatë, nuk përmend apo dënon pushtimin rus, as nuk përmend kërkesën e Moskës për njohjen ndërkombëtare të aneksimit të Krimesë apo autonominë e rajonit të Donbasit. Sipas analistëve ndërkombëtarë, synimi i Pekinit për të ndërmjetësuar mes Rusisë dhe Ukrainës është një shenjë e një ndryshimi të taktikave. Pak ditë para pushtimit, më 24 shkurt, një zëdhënës i qeverisë kineze e kishte komentuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si një “kombinim faktorësh”, duke mos e quajtur atë një “shkelje”. Megjithatë, Kina mbajti qëndrimin e saj kritik ndaj NATO-s , duke thënë të martën se siguria rajonale nuk mund të arrihet duke zgjeruar dhe forcuar aleancat ushtarake.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry kuleba lufta ukraine-rusi wang yi dmitry kuleba lufta ukraine-rusi wang yi

Sondazh

Poll