Sport

Feja nuk e lejon, Mane i lutet Minaminos mos ta hapte shampanjën, veprimi japonezit…

1 Mars 2022, 18:50 Nga DOSJA
Feja nuk e lejon, Mane i lutet Minaminos mos ta hapte shampanjën, veprimi

ANGLI– Finalja e Carabao Cup mes Liverpool-Chelsea zhvilluar të dielën u zgjidh nga penalltitë me skuadrën e Klopp që u shpall fitues.Pas marrjes së trofeut, e gjithë skuadra e Liverpool-it u derdh në fushë dhe u ngjit në skenë me këngë, kërcime dhe shishe të bollshme shampanjë gati për t’u hapur.

Por kur Takumi Minamino u përkul për të marrë një të tillë që të mund ta spërkaste atë te shokët e skuadrës, ai u ndalua menjëherë nga Sadio Mane, i cili me dashamirësi i kërkoi të përmbahej nga një gjë e tillë. Sulmuesi senegalez është në fakt një musliman i devotshëm dhe kontakti me alkoolin është i ndaluar për të.

 

mane told minamino not to spray the alcohol so he left it </3 the bare minimum but he’s my husband fr pic.twitter.com/cxVESI1eUa

— اريج (@areejx17) February 27, 2022

Më pas japonezi përmbushi menjëherë dëshirën e shokut të tij të skuadrës dhe vendosi shishen pas tabelave. Megjithatë, sapo u bënë fotografitë zyrtare, Mane u largua nga grupi për t’i lejuar ata të merrnin pjesë në traditën shekullore të festës me shampanjë. Klopp më vonë ndoqi gjithashtu sulmuesin e tij, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve të tij laheshin në pije alkoolike. Përfshirë Minaminon, i cili në fund arriti të hapte shishen e famshme …

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool mane minamino liverpool mane minamino

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2022, 13:18

Lionel Messi, pikëpyetja më e madhe e PSG-së

FRANCE – Forma e dobët që Lionel Messi po kalon me skuadrën e PSG e kanë vënë shumë në diskutim të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Paris ...