Sport

ADIDAS ndërpret partneritetin me kombëtaren e Rusisë

1 Mars 2022, 14:22 Nga DOSJA
ADIDAS ndërpret partneritetin me kombëtaren e Rusisë

GJERMANI – Adidas ka pezulluar partneritetin e saj me Federatën Ruse të Futbollit, në reagimin e fundit ndaj pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Gjigandi gjerman i veshjeve sportive ka shërbyer si prodhuesi i veshjeve të vendit që nga viti 2008, duke dizajnuar fanellat për Kupën e Botës së tyre në 2018.

Vendimi i Adidas vjen pasi Manchester United  njoftoi se ata kanë përfunduar marrëveshjen e tyre prej 40 milionë stërlina me kompaninë ajrore në pronësi ruse “Aeroflot”.

Në një deklaratë të klubit thuhej: “Në vazhdën e ngjarjeve në Ukrainë, ne kemi tërhequr të drejtat e sponsorizimit të “Aeroflot”. Ne ndajmë shqetësimet e tifozëve tanë në mbarë botën dhe shprehim simpatitë tona për ata që janë prekur.”

UEFA e ka zhvendosur finalen e Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburg në Paris, duke i dhënë fund gjithashtu partneritetit të tyre 34 milionë stërlinash në sezon me kompaninë shtetërore ruse të energjisë “Gazprom”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #lufta adidas rusia #lufta adidas rusia

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2022, 13:18

Lionel Messi, pikëpyetja më e madhe e PSG-së

FRANCE – Forma e dobët që Lionel Messi po kalon me skuadrën e PSG e kanë vënë shumë në diskutim të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Paris ...