Sport

IAAF pezullon atletët rusë dhe ata bjellorusë nga të gjitha garat ndërkombëtare…

1 Mars 2022, 18:34 Nga DOSJA

ANGLI – Asnjë atlet rus apo bjellorus nuk do të mund të marrë pjesë, deri në njoftimin e dytë, në garat ndërkombëtare të atletikës. Këta sportistë u ndaluan të martën nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), që ndjek rekomandimin e IOC.

“Të gjithë atletët, shoqëruesit dhe zyrtarët rusë dhe bjellorusë, do të përjashtohen nga të gjitha ngjarjet e atletikës botërore, të planifikuara për të ardhmen e parashikueshme dhe me efekt të menjëhershëm”,- thuhet në deklaratën e saj.

Ata nuk do të mund të marrin pjesë në Botërorin në Sallë në Beograd, nga 18 deri më 20 mars, as në Kampionatin Botëror të Sallës në Eugene (Oregon) korrikun e ardhshëm, specifikon Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

Gjatë lojërave të fundit olimpike, Maria Lasitskene kishte fituar titullin në kërcim së larti. Anzhelika Sidorova mori medaljen e argjendtë në flakjen e shtizës, ndërkohë që bjellorusi Maksim Nedasekau fitoi medaljen e bronzit në kërcim së larti.

Atletët ruse, që garojnë nën një flamur neutral janë gjithashtu “të përjashtuar nga ngjarjet e Atletikës Botërore për të ardhmen e parashikueshme”. Ky vendim u përshëndet edhe nga komisioni i sportistëve, saktëson IAAF në komunikatën e saj për shtyp. Sikurse dihet, Federata Ruse e Atletikës është pezulluar nga bota e atletikës, që nga viti 2015, për shkak të “rasteve të dopingut”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksioni ukrainas ne minsk ambasadori ukrainase asnjë rus apo bjellorus federata ndërkombëtare e atletikës federata ruse e atletikës iaaf aksioni ukrainas ne minsk ambasadori ukrainase asnjë rus apo bjellorus federata ndërkombëtare e atletikës federata ruse e atletikës iaaf

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2022, 13:18

Lionel Messi, pikëpyetja më e madhe e PSG-së

FRANCE – Forma e dobët që Lionel Messi po kalon me skuadrën e PSG e kanë vënë shumë në diskutim të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Paris ...