Sport

Analizë/ Lojtari më agresiv është i Skënderbeut, një maqedonas fiton duelet mbrojtëse

1 Mars 2022, 18:35 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Për çdo lojtar që kërkon të driblojë, është një tjetër që duhet të përballet me driblimin. Këto janë lojtarët që përballen me këto situata loje, si për numrin e lartë të topave që luajnë, ashtu edhe për presingun që bëjnë kur ekipi nuk e ka topin në zotërim. Prandaj nuk është për t’u habitur fakti që këto role janë pikërisht të atyre lojtarëve që kërkojnë më shpesh duelet.

Sipas analizës së Departamentit të Analizës në FSHF, këto të dhëna duhet të kryqëzohen me ato të dueleve të fituara në mbrojtje për të bërë krahasimin. Këtu kemi disa surpriza që ndryshojnë shumë vlerat e kësaj renditjeje: Jean Victor ka vetëm 49% të dueleve të fituara, ndërsa Toli ka 56%. Renditja e përqindjes së dueleve të fituara në mbrojtje është shumë e ndryshme nga ajo e lojtarëve që kërkojnë më shumë duelin.

Në këtë rast, qendërmbrojtësit janë më të pranishëm. Kjo pasi për nga karakteristikat, qendërmbrojtësit kanë kohën më të mirë të ndërhyrjes në krahasim me mesfushorët. Jo vetëm kaq: shpesh qendërmbrojtësit detyrohen të rrezikojnë ndërhyrjen në vend që ta kërkojnë atë. Duke qenë se janë më pak të pranishëm në lojë, është e qartë se sa më pak ndërhyrje (për arsye që lidhen me lojën), aq më shumë duele fitojnë (për arsye që lidhen me rolin dhe karakteristikat e tyre).

Kjo statistikë është një shembull i qartë se si personat përgjegjës për ekipin (trajnerët dhe stafi) nuk mund të ndalen në një statistikë të vetme për të gjykuar një lojtar, por të interpretojnë të dhënat dhe t’i kryqëzojnë ato. Këto tema dhe jo vetëm do të trajtohen majin e ardhshëm në kursin e katërt të organizuar nga FSHF për video-analistët.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport laçi skenderbeu superiore tirana laçi skenderbeu superiore tirana

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2022, 13:18

Lionel Messi, pikëpyetja më e madhe e PSG-së

FRANCE – Forma e dobët që Lionel Messi po kalon me skuadrën e PSG e kanë vënë shumë në diskutim të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Paris ...