Sport

Sportistët ukrainas marrin armët në krah, në mbrojtje të vendit

1 Mars 2022, 16:12 Nga DOSJA
Sportistët ukrainas marrin armët në krah, në mbrojtje

UKRAINË – Tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky dhe boksieri Vasiliy Lomachenko, janë regjistruar për të ndihmuar mbrojtjen e kombit të tyre kundër pushtimit rus.

Stakhovsky thotë se shpreson se nuk do të duhet të përdorë armën e tij, por ai e di se si ta përdorë atë dhe “nëse do të më duhet ta përdor”.

36-vjeçari u tërhoq nga tenisi pas “Australian Open” në janar dhe është kthyer në Kiev për të ndihmuar në mbrojtjen e kombit të tij.

Lomachenko postoi një foto në llogarinë e tij në Facebook gjatë fundjavës, ku e tregonte atë të veshur me një uniformë ushtarake me një pushkë në shpatull, duke thënë se ai ishte bashkuar me forcën e mbrojtjes territoriale të Ukrainës.

Kampioni i boksit të peshave të rënda Oleksandr Usyk gjithashtu mendohet të jetë regjistruar. Ai, i cili mundi Anthony Joshua të Britanisë në shtator, është larguar nga baza e tij në Londër për t’u kthyer në Ukrainë.

Kryetari aktual bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, është gjithashtu një ish-kampion i boksit në peshat e rënda.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #lufta #sportistët rusia ukraina #lufta #sportistët rusia ukraina

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2022, 13:18

Lionel Messi, pikëpyetja më e madhe e PSG-së

FRANCE – Forma e dobët që Lionel Messi po kalon me skuadrën e PSG e kanë vënë shumë në diskutim të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Paris ...