Sport

UEFA 1 milion euro, fond emergjence në ndihmë të fëmijëve ukrainas…

1 Mars 2022, 18:08 Nga DOSJA
UEFA 1 milion euro, fond emergjence në ndihmë të

ZVICER – Fondacioni UEFA, i krijuar në vitin 2015 për të ndihmuar fëmijët e shoqatave anëtare të Konfederatës Europiane, vendosi të martën të krijojë një fond të jashtëzakonshëm emergjence për shkak të luftës në Ukrainë.

Shuma prej një milion eurosh janë gati për të ndihmuar fëmijët ukrainas, si dhe ata të refugjatëve, pas pushtimit të ushtrisë ruse. 100 mijë euro do të vihen menjëherë në dispozicion për nevoja urgjente.

Paratë do të vihen në dispozicion të Federatës Moldaviane (FMF), e cila tashmë po punon me organizatat humanitare lokale. Një pjesë e fondeve do të përdoret gjithashtu për furnizimin me ilaçe në spitalet ukrainase për të trajtuar fëmijët e lënduar.

“Fëmijët janë shumë të cënueshëm gjatë konflikteve dhe është detyra jonë të ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore dhe shëndetit të tyre”,- tha në një deklaratë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. – Falë solidaritetit të futbollit europian dhe mbështetjes së partnerëve tanë, ne do të jemi në gjendje të ofrojmë një pjesë të ndihmës për të cilën fëmijët kanë nevojë urgjente, në Ukrainë dhe në vendet fqinje”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “presidentit uefa 2021” “uefa football education programme” fondacioni uefa një milion eurosh “presidentit uefa 2021” “uefa football education programme” fondacioni uefa një milion eurosh

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2022, 13:18

Lionel Messi, pikëpyetja më e madhe e PSG-së

FRANCE – Forma e dobët që Lionel Messi po kalon me skuadrën e PSG e kanë vënë shumë në diskutim të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Paris ...