Bota

PE/Presidenti i Ukrainës prek botën: Mos na braktisni! BE jep 500 mln euro (Lot e emocione)

1 Mars 2022, 08:55 Nga DOSJA
PE/Presidenti i Ukrainës prek botën: Mos na braktisni! BE jep 500 mln

STRASBURG– Parlamenti Evropian është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, ndërkohë që lufta në Ukrainë është në ditën e saj të gjashtë. Për gati pesë orë, mes lotësh e emocionesh, pjesëmarrësist në mbledhje kërkuan solidaritet për Ukrainën që është nën terrorin rus. Në një lidhje me Skype, vetë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka prekur të gjithë të pranishmit. Duke e konsideruar këtë të sotmen, si një ditë që ka një probabilitet të lartë për të qenë e fundit për popullin e tij, Zelenskyy u përlot, duke bërë që edhe personi që përkthente të prekej e të linte punën përgjysmë. Përkthyesi u zëvendësua, por emocionet e lotët në sallë nuk kishin të ndalur.

Të gjithë kishin maska, buza, flamuj në mbështetje të Ukrainës. I pranishëm në sallë ishte edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili u bëri thirrje vendeve që të bëheshin bashkë kundër Vladimir Putin. Ai tha se nuk mund të ndryshojnë të drejtat e njeriut vetëm për të kënaqur një njeri që kërkon të uzurpojë tokat e një vendi tjetër.

Pas tij foli edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila e cilësoi vendimtare për Evropën luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Ditët në vijim, sipas Von Der Leyen do të përcaktojnë nëse në ditët e sotme funksionon vendosja e rregullit përmes pushkës apo ligjit. 500 milionë euro do të jepen nga buxheti i BE dhe do të shërbejnë për të krijuar një mbrojtje të përkohshme për refugjatët ukrainas.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mesazhi i fortë nga PE: Më kullon zemra gjak kur i them këto fjalë….

VD-Momenti prekës! Përkthyesi përlotet gjatë fjalimit të Zelenskyy, lë fjalën në mes

VIDEO/ Mbyll fjalimin me grusht! Momenti kur anëtarët e PE duartrokasin Zelenskyy-n

Parlamenti Europian do votojë sot për pranimin e Ukrainës në BE

Von Der Leyen: Ndihmojmë Ukrainën me 500 milionë euro, reduktojmë varësinë nga gazi rus

Bluza, lot e emocione, PE në seancë të jashtëzakonshme, pjesëmarrësit: Bashkë për Ukrainën

VIDEO/ Lavrov merr fjalën në konferencën e OKB, diplomatët largohen

Borrell: Lufta ndodh para syve tanë, Putin na jep mesazh të fortë, a bëmë mjaftueshëm?

Seanca e Parlamentit Europian nisi me emocione, eurodeputetët veshin bluza për Ukrainën

ME tone të larta! Presidenti i Këshillit Europian: Rusi, shko në shtëpi!

MOMENTE PREKËSE- Ukrainasi s’mban dot lotët në PE: Mblidh forcat Evropë, bëhu me ne

Apeli i fortë i Presidentes së PE: S’e pranojmë më paranë ruse e superjahtet e tyre

VD/ Seanca e Jashtëzakonshme e PE, Zelenskyy me lot në sy: Duam të shohim fëmijët gjallë

Lufta në Ukrainë, Zelenskyy në PE: Terrorizëm shtetëror, të ndalet e keqja

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota pe per ukrainen volodymyr zelenskyy pe per ukrainen volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll