Sport

Nuk është Real Madrid, gazetari i njohur; Lewandowski mund të transferohet te kjo skuadër

1 Mars 2022, 11:55 Nga DOSJA
Nuk është Real Madrid, gazetari i njohur; Lewandowski mund të

SPANJË-Kontrata e Robert Lewandowskit me Bayern Munich përfundon në qershor të vitit 2023, por synimi i polakut është të largohet nga Bavaria këtë verë në kërkim të sfidave të reja.

Robert Lewandowski ka edhe një vit të mbetur në kontratë me Bayern Munich por nuk ka dhënë sinjale rinovimi, përkundrazi polaku duket i joshur nga ideja për të provuar një eksperiencë të re në karrierë pas 12 viteve në Gjermani, nga të cilat 8 i ka kaluluar me fanellën e bavarezëve.

Disa ditë më parë, sulmuesi polak ka theksuar se ai është i  hapur të dëgjojë oferta të reja. Gjithmonë është thënë se ëndrra e sulmuesit ishte të luante me Real Madrid, por gazetari Paco Garcia është shprehur për El Chiringuito se e ardhmja e lojtarit mund të jetë Atletico Madrid.

“Nuk ka negociata me Atlético de Madrid, por fati i Leëandoëskit mund të jetë te kjo skuadër”. Vendimi i familjes së tij është të luajë në Spanjë dhe në ambientin e Atlético Madrid, një mundësi e tillë është marrë parasysh nga drejtuesit e klubit.” U shpreh gazetari.

 

?EXCLUSIVA de @pacogcaridad ?

‼️”LEWANDOWSKI podría FICHAR por el ATLETI”

⚠️”Su FAMILIA quiere desplazarse a ESPAÑA”#ChiringuitoAtleti pic.twitter.com/y4Vlt9Xjz0

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 1, 2022

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid bayern munich lewandowski atletico madrid bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll