Aktualitet

Pandi Laço merr postin e rëndësishëm në Bashkinë e Fierit, Subashi i lë artin në duar

1 Mars 2022, 13:16 Nga DOSJA
Pandi Laço merr postin e rëndësishëm në Bashkinë

FIER– Drejtori i ri i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Fierit është emëruar Pandi Laço. Skenaristi, gazetari dhe prezantuesi i disa spektakleve tashmë do të ketë në varësi Qendrën e Aktiviteteve Kulturore (Ish-shtëpia e Pionerit), Teatrin Bylis, Muzeun Historik, Galerinë e Artit dhe Bibliotekën e qytetit të Fierit.

Vetë Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, sipas gazetarit Kristaq Thano është kujdesur që të bëjë prezantimin e Laços në krye të drejtorisë së Aritit dhe Kulturës së këtij qyteti. Këtë post më herët e ka mbajtur Enrik Mazreku, i cili tashmë është larguar në një tjetër pozicion.

“Sot ne Bashkine e Fierit eshte prezantuar drejtori i ri i Artit dhe Kultures, drejtuesi i njohur televiziv Pandi Laço.  Ne fjalen e tij, kryetari i Bashkise Fier, ka falenderuar per punen, drejtuesin e deritanishem, Enrik Mazreku, dhe ka kerkuar qe jeta artistike ne Fier te rigjallerohet pas nje shtrengimi nga periudha e Pandemise.  Drejtorite qe do te kete ne varesi Pandi Laço do te jene, Qendra e Aktiviteteve Kulturore (Ish shtepia e Pionerit), Teatri Bylis, Muzeu Historik, Galeria e Artit dhe Biblioteka,”- shkruan Thano.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kulture armando subashi kristaq thano pandi laco armando subashi kristaq thano pandi laco

Sondazh

Poll