Bota

VIDEO/ Lavrov merr fjalën në konferencë, diplomatët largohen

1 Mars 2022, 12:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Lavrov merr fjalën në konferencë, diplomatët largohen

GJENEVË– Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan gjatë fjalimit që po mbante ministri i Jashtëm Rus, Sergej Lavrov në Konferencën e OKB në Gjenevë. CNN raporton se teksa Lavrov mori fjalën, diplomatët u çuan nga vendet e tyre duke u larguar, në shenjë revolte për atë që po i bën Rusia-Ukrainës.

 

ëalk out from the EU and its partners during the statement from Minister #Lavrov at the #ConferenceOnDisarmament this morning to shoë our support to Ukraine #StandëithUkraine pic.tëitter.com/q6Tq8bdd1D

— France-Désarmement ???? (@FR_Desarmement) March 1, 2022

Në video, shihet delegacioni francez, me dhjetëra zyrtarë që largohen nga dhoma, ndërsa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes video.

“Largohuni nga BE-ja dhe partnerët e saj gjatë deklaratës së ministrit Lavrov në Konferencën për Çarmatimin këtë mëngjes për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhej në Twitter.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egër” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sergey lavrov sergey lavrov

Sondazh

Poll