Bota

Nuk e kritikon Putinin, ish-kancelarin gjerman Schroder e braktisin 4 bashkëpunëtorë

1 Mars 2022, 10:09 Nga DOSJA
Nuk e kritikon Putinin, ish-kancelarin gjerman Schroder e braktisin 4

GJERMANI – 4 bashkëpunëtore të ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroder dhanë dorëheqjen nga bordi supervizor i kompanisë ruse të energjisë “Rosneft”. Shkak është bërë moskundërshtimi i tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin për sulmin në Ukrianë. Edhe pse ai e ka dënuar sulmin rus në Ukrainë, më pas shtoi se Perëndimi dhe Rusia kanë gabuar të dyja lidhur me çështjen e të ardhmes së Ukrainës.

Sekretari i Schroder, Albreht Funk i ka kërkuar ish-kryeministrit gjerman të distancohet nga Putin dhe të dorëzojë pozicionin e kryetarit në bordin e supervizimit të kompanisë shtetëore ruse të energjisë “Rosneft”. Bashkë me të u tërhoqën dhe disa punonjës dhe bashkëpunëtorë të tjerë të ish-kancelarit socialdemokrat.

Mësohet se Schroder nuk ka pranuar një propozim të tillë dhe kjo ka çuar në ndarjen mes tij dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij. Ai ka drejtuar bordet e kontrollit në gazsjellësit “Nord Stream” dhe “Nord Stream 2”, të ndërtuara mes Gjermanisë dhe Rusisë.

Ai është sulmuar ashpër në Gjermani për shkak të miqësisë së tij të vjetër me presidentin rus Vladimir Putin.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

Burimi: Deutschlandfunk 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll