Bota

Analiza e CNN! Origjina e kolonës ruse pranë Kiev, rrugët të çojnë në Bjellorusi

1 Mars 2022, 10:11 Nga DOSJA
Analiza e CNN! Origjina e kolonës ruse pranë Kiev, rrugët të

UKRAINË– Imazhet satelitore të publikuara nga ‘Maxar Technologies’ të cilat treguan një kolonë masive prej 40 miljesh të gjatë me automjete ushtarake ruse që ishin nisur në veriperëndim të Kievit, bënë xhiro në mediat botërore. Mister mbeti se nga erdhi kolona. CNN ka analizuar rrugët se nga ka ardhur kolona.

RRUGËT e analizuara nga CNN:

Në Ukrainë, në veriperëndim të Kievit, të gjitha rrugët të çojnë në Bjellorusi. Rruga dhe ura në Çernobil përfundon në Bjellorusi. Çdo rrugë tjetër kryesore në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev, përfundon në Bjellorusi, e cila kufizohet me Ukrainën veriore.

Grumbullimi i trupave ruse: Për disa javë përpara pushtimit të Ukrainës, Rusia grumbulloi forcat e saj në Bjellorusi. Qindra automjete ushtarake ruse, avionë dhe helikopterë u zhvendosën në ish-shtetin sovjetik për të marrë pjesë në ato që të dy aleatët i përshkruan si stërvitje të përbashkëta. Por pas përfundimit të manovrave, forcat ruse nuk u kthyen në shtëpi.

Imazhet satelitore nga Maxar treguan se Rusia vazhdoi të rrisë sasinë e automjeteve ushtarake, fuqisë ajrore dhe armatimit në Bjellorusi. Nga qyteti i Brestit në lindje të vendit, në Gomel në perëndim, forcat ruse vazhduan të shfaqeshin në bazat ajrore, në qytete dhe madje edhe në fusha në imazhet satelitore dhe mediat sociale.

Ura Ponton: Imazhet satelitore treguan se Rusia ndërtoi një urë ponton mbi lumin Pripyat në zonën më të madhe të përjashtimit të Çernobilit, e cila përfshin Ukrainën dhe Bjellorusinë. Ditën që filloi pushtimi në Ukrainë, imazhet shtesë satelitore nga Capella Space treguan se Rusia filloi të lëvizte dhjetëra automjete ushtarake nëpër atë urë.

Fuqia ushtarake: Gjatësia e madhe e kolonës është masive dhe flet për sasinë e fuqisë ushtarake që rusët kanë grumbulluar në përpjekje për të marrë Kievin. Kjo fuqi ushtarake nuk mund të ishte grumbulluar nga rusët pa lejen dhe ndihmën e Bjellorusisë.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll