Bota

Ukraina aplikoi për anëtarësim, 8 shtete e BE duan që Kievit t’i jepet statusi i kandidatit

1 Mars 2022, 07:37 Nga DOSJA
Ukraina aplikoi për anëtarësim, 8 shtete e BE duan që Kievit

POLONI – Ukraina aplikoi për anëtarësim, 8 vendet e BE duan që homologët e tjerë të Europës së Bashkuar t’i japin Kievit statusin e vendit kandidat. Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenia i bëjnë thirrje të gjithë vendeve anëtare të pranojnë dhënien sa më të shpejtë të statusit të kandidatit për anëtar në BE të Ukrainës. Kjo kërkesë e përbashkët vjen pasi presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy firmosi aplikimin e vendit të tij për të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

“Ne, presidentët e vendeve anëtare të BE: Bullgari, Rep.Çeke, Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Sllovaku dhe Slloveni besojnë se Ukraina meriton marrjen e shpejtë të statusit të vendit kandidat për tu anëtarësuar në BE”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 8 shteteve në fjalë.

LAJMI KRYESOR: Dita 6 e luftës! S’ka ujdi me Rusinë, Keiv pajiset me avionë luftarakë (SITUATA)

Burimi: Euroneës

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll