Bota

Mesazhet/ Ushtari rus flet me nënën: Po vrasim edhe njerëzit civilë, e katranosëm

28 Shkurt 2022, 19:12 Nga DOSJA
Mesazhet/ Ushtari rus flet me nënën: Po vrasim edhe njerëzit

UKRAINË- Një bisedë mes një ushtari rus dhe nënës së tij janë publikuar në media duke vërtetuar se Rusia nuk po kursen as të pafajshmit. Nationalpost shkruan se, sipas mesazheve të publikuara nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, ushtari rus ka treguar se nuk e dinte që kishte shkuar për të pushtuar Ukrainën. Po ashtu ka pranuar se kishin qëlluar edhe civilë, ndyshe nga pretendimet e zyrtarëve rusë.

PJESË NGA BISEDA:

Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.

Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.

Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten.

Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?

Loshja: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll