Bota

‘Truku’ i ukrainasve: Lyejnë plumbat me dhjamë derri që të mbajnë larg çeçenët myslimanë

28 Shkurt 2022, 19:03 Nga DOSJA
‘Truku’ i ukrainasve: Lyejnë plumbat me dhjamë derri

KIEV- Një video e publikuar në llogarinë në Twitter të Gardës Kombëtare të Ukrainës tregon momentin kur një ushtar lyen plumbat me dhjam derri, për të vrarë ushtarët çeçenë që janë dërguar për të luftuar krah rusëve në Ukrainë. Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare.

Azov fighters of the National Guard greased the bullets ëith lard against the Kadyrov orcs?

Бійці Азова Нацгвардії змастили кулі салом проти кадировських орків?

Підписуйтесь на наш телеграм канал https://t.co/SBQltMr4bM pic.tëitter.com/A1ci7tZL8r

— НГУ (@ng_ukraine) February 27, 2022

Në video, ushtari i filmuar thotë: Të dashur vëllezër muslimanë. Në vendin tonë, ju nuk do të shkoni në parajsë. Ju nuk do të lejoheni në parajsë. Shkoni në shtëpi, ju lutem. Këtu do të hasni telashe. Faleminderit për vëmendjen tuaj! Mesa duket ka vendosur që të përdorë dhjamin e derrit për të mbajtur larg ushtarët e Çeçenisë, vend me shumicë myslimane. Kjo pas të shtunën, Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit të Çeçenisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, tha se luftëtarët çeçenë ishin vendosur në Ukrainë dhe u kërkoi ukrainasve të rrëzonin qeverinë e tyre, ndryshe dhe ata do sulmonin. 

Marrë nga AlJazeera

LAJMI KRYESOR: Lufta vijon/ Asnjë ujdi mes Ukrainës e Rusisë, Kievi kërkon futjen në BE, Putin ka 3 kushte

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta rusi-ukraine lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll