Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet

28 Shkurt 2022, 18:59 Nga DOSJA
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta në Ukrainë

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres ka deklaruar se lufta në Ukrainë duhet të ndalet. CNN shkruan se sipas Guterres vendosja e mbrojtjes bërthamore nga Rusia në gatishmëri është një zhvillim rrëqethës.

“Luftat në Ukrainë duhet të ndalen. Ideja e thjeshtë e një zhvillimi bërthamor është thjesht e paimagjinueshme. Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve bërthamore” tha Guterres.

Ai tha se Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka vlerësuar se gjysmë milioni ukrainas janë larguar nga vendi dhe ka raporte të besueshme për dëmtime të ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës kritike civile. Udhëheqësi i OKB-së e quajti vdekjen e civilëve, duke përfshirë fëmijë, krejtësisht të papranueshme. Guterres shprehu shpresën se bisedimet e drejtpërdrejta midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë do të mirëprisnin një ndalim të menjëhershëm të luftimeve dhe një zgjidhje diplomatike.

Sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohet”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antonio guterres lufta ukraine-rusi antonio guterres lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll