Bota

Mbyllen bisedimet në Bjellorusi, ukrainasit nisen drejt Kievit, caktohet plani i veprimit

28 Shkurt 2022, 16:21 Nga DOSJA
Mbyllen bisedimet në Bjellorusi, ukrainasit nisen drejt Kievit, caktohet

BJELLORUSI– Moska dhe Kievi kanë mbyllur bisedimet e tyre që u zhvilluan në rajonin Gomel në Bjellorusi, për më shumë se pesë orë. Paraprakisht raportohet se është caktuar një një plan veprimi që ende nuk është zbardhur. Palët kanë diskutuar një sërë temash për të cilat janë përcaktuar vendime të caktuara, kryesisht është folur në lidhje me armëpushimin në Ukrainë.

Vetë këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podolyak tha se delegacionet ruse dhe ukrainase do të udhëtojnë në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të ri negociatash

“Delegacionet ruse dhe ukrainase do të udhëtojnë në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të ri negociatash. Palët kanë identifikuar një sërë temash prioritare për të cilat janë përcaktuar vendime të caktuara. Qëllimi kryesor i bisedimeve të sotme ishte diskutimi i armëpushimit në Ukrainë,”- mësohet të ketë thënë Podolyak.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll