Bota

Lufta/ Jerusalem Post: Në Bjellorusi ndodhet dhe Abramovich, ia kërkoi komuniteti hebre

28 Shkurt 2022, 15:03 Nga DOSJA
Lufta/ Jerusalem Post: Në Bjellorusi ndodhet dhe Abramovich, ia kërkoi

GOMEL- Roman Abramovich ka pranuar një ofertë nga Ukraina për të ndihmuar në negocimin e një “zgjidhje paqësore” ndaj pushtimit të Rusisë. Lajmi është konfirmuar nga “Jewish News” prej një nga miqtë e tij më të afërt. 

“Mund të konfirmoj se Roman Abramovich u kontaktua nga pala ukrainase për mbështetje në arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe se ai është përpjekur të ndihmojë që atëherë. Duke marrë parasysh se çfarë është në rrezik, ne do të kërkojmë mirëkuptim se pse nuk kemi komentuar as situatën si të tillë, as përfshirjen e tij.

 

BREAKING: The Jerusalem Post reports that Russian billionaire Roman Abramovich is involved in Russia-Ukraine peace talks

— The Spectator Index (@spectatorindex) February 28, 2022

Abramovich dhe “Chelsea Football Club” janë kritikuar ditët e fundit për mosdënimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, por mesa duket ai ka pasur plane të tjera pas kontakteve që ka pasur me komunitetin hebre që iu drejtua për ndihmë. Abramovich që atëherë është përpjekur të mobilizojë mbështetjen për një zgjidhje paqësore. Ndërkohë që është tërhequr nga drejtimi i klubit të futbollit, megjithatë do të jetë sërish pronari, por ia ka dorëzuar të gjithë vendimmarrjen administratorëve të fondacionit bamirës të klubit të Londrës.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bjellorusi lufta ukraine-rusi roman abramovich bjellorusi lufta ukraine-rusi roman abramovich

Sondazh

Poll