Bota

Lufta në Ukrainë, mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB, mbajnë 1 minutë heshtje

28 Shkurt 2022, 15:51 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB,

TIRANË– Mbledhet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë që sytë e të gjithë botës janë kthyer nga Bjellorusia ku po zhvillohen bisedimet Moskë-Kiev, amsambleja në Neë York ka nisur me një minutë heshtje.

Pritet që 193 të pranishmit, përfaqësues të vendeve anëtare të mbajnë fjalën për luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Në përfundim, do të votohet rezoluta e përpiluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë kundër agresionit rus që mori dje ‘ok’ nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Seancat e posaçme të OKB janë shumë të rralla, nga viti 1950 janë thirrur 10 seanca të tilla. Dy ditë më parë, Rusia e bllokoi projekt-rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjë që pritej për shkak të së drejtës së vetos së Moskës si anëtare e përhershme e Këshillit. Me gjithatë dje kaloi. Rezoluta kërkon tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Ukraina.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

FOTOT- Të gjithë në këmbë e me kokat ulur! 1 minutë heshtje në OKB për viktimat në Ukrainë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota okb per ukrainen okb per ukrainen

Sondazh

Poll