Bota

Zvicra heq dorë nga ‘neutraliteti’, miraton sanksionet ndaj Rusisë  

28 Shkurt 2022, 15:34 Nga DOSJA
Zvicra heq dorë nga ‘neutraliteti’, miraton sanksionet ndaj

ZVICËR– Nutraliteti zviceran nuk ekziston më! Këtë herë, Zvicra u është bashkuar vendve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën që ka nisur në Ukrainë. Vetë presidenti federal zviceran Ignazio Cassis tha sanksionet e Zvicrës do të jenë në përputhje me ato të miratuara tashmë nga Bashkimi Evropian. 

“Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur sot të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së. Është një veprim i pashembullt i Zvicrës, e cila ka qëndruar gjithmonë neutrale më pare. Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë, një sulm ndaj demokracisë, një sulm ndaj popullatës civile dhe një sulm ndaj institucioneve të një vendi të lirë. Kjo nuk mund të pranohet në lidhje me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të pranohet politikisht dhe kjo nuk mund të pranohet moralisht,”- tha Cassis gjatë një konferencë për shtyp. 

Zvicra do të ngrijë asetet e “personave të listuar” dhe gjithashtu do të sjellë në fuqi një ndalim hyrjeje për ata që theksohen nga paketa e sanksioneve të BE-së. Zvicra gjithashtu do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll