Bota

Investimet e BE në Ballkanin Perëndimor dhe lufta në Ukrainë, Rama takohet me Varhelyi

28 Shkurt 2022, 14:59 Nga DOSJA

LONDËR – Kryeministri Edi Rama pati një takim më Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian Oliver Varhelyi në Londër. Shefi i qeverisë u shoqërua në këtë takim nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj. Nëpërmjet një positmi në Facebook, Rama tha se bisedoi me zyrtarin e lartë europian për investimet e BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe çështjen më të rëndësishme të ditëve të fundit, luftën Rusi-Ukrainë.

POSTIMI I EDI RAMËS:
Londër – Me komisionerin e BE për zgjerimin Olivér Várhelyi, për rritjen e mëtejshme të investimeve në kuadrin e Planit Ekonomik të BE për rajonin, si edhe për situatën në Ukrainë e në rajon dhe procesin e Integrimit Europian?????

Kryeministri shqiptar ndodhet në Londër ku mori pjesë në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor

LAJMI KRYESOR: Samiti i BERZH në Londër! Krah Kurtit, Rama: Kemi projekte masive për energjinë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota politike edi rama rama ne londer edi rama rama ne londer

Sondazh

Poll