Bota

Analiza e BBC: Ç’e pengon Rusinë të pushtojë Ukrainën? Ende larg Kievit (HARTA)

28 Shkurt 2022, 15:39 Nga DOSJA
Analiza e BBC: Ç’e pengon Rusinë të pushtojë

KIEVBBC ka analizuar arsyen se përse forcat ruse nuk po arrijnë që të marrin kryeqytetin e Ukrainës. Duke marrë parasysh mundësitë e rusëve në armatime, të gjithë menduan se marrja e Kievit ishte vetëm çështje kohe, madje dhe vendosën një afat kohor. Por forcat ukrainase po rezistojnë fort, edhe pse rusët thuhet se janë ende rreth 30 km nga qendra e qytetit.

Është e vështirë të thuhet nëse gjithçka nuk po “shkon sipas planit” sepse askush nuk e di se cili është plani i Presidentit Putin. Por ka pasur lajme për karvanët rusë që u mbarojnë karburantet, e po ashtu ushtarët rusë humbasin vullnetin për të luftuar ukrainasit. Ndërsa në luftë janë bashkuar edhe civilët, që janë të armatosur vetëm me forcën e patriotizmit.

Megjithatë edhe pse nuk e kanë marrë Kievin, sërish në Ukrainë ka pasur luftë të ashpër me mijëra viktima në total, ndërsa rusët kanë mundur që të marrin qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv. Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se trupat ruse kanë avancuar dhe sulmuar – kundër qytetit veri-lindor të Chernihiv dhe qytetit jugor të Maripulit, megjithatë ende nuk kanë depërtuar në zemër të Kievit.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll