Bota

Lufta në Ukrainë, Dodik: Të jemi neutral në këtë konflikt, jo sanksioneve ndaj Rusisë

28 Shkurt 2022, 14:31 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Dodik: Të jemi neutral në këtë

SARAJEVË – Lideri i serbëve të Bosnjes Milorad Dodik tha se shteti boshnjak duhet të qëndrojë neutral në luftën Rusi-Ukrainë. Lidhur me sanksionet që Bashkimi Europian ka ndërmarrë ndaj Moskës, Dodik tha se është kundër kësaj çështjeje. Ai shton se shteti boshnjak nuk duhet të vendoset në situatë të vështirë përballë këtij konflikti global, megjithëse e mbështet integrittin territorial të Ukrainës.

“Përderisa mbështes integritetin territorial të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, gjithashtu mbështes integritetin territorial të vendeve të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë dhe Ukrainën. Mendoj se duhet të jemi neutralë dhe ne e thamë më herët që kur nisi konflikti Rusi-Ukrainë. Duhet të jemi neutralë dhe nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të BE në asnjë moment”, u shpreh lideri i Republikës Sprska.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

Burimi: ALO

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll